Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar nga fshati Mushnikovë e Prizrenit pasi i njëjti kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi me armë. Ndaj 29 vjeçarit u ushtrua kallëzim penal derisa iu sekuestrua arma e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.
Një qytetar nga fshati Mushnikovë, kishte dalë në fotografi duke ekspozuar një armë të tipit revole, dhe të njëjtën fotografi e kishte postuar në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook.
“Policia e identifikoj të dyshimtin dhe menjëherë e gjeti lokacionin e tij, duke e ftuar në intervistë. Gjatë ballafaqimit me fotografinë e postuar i njëjti e pranoj se ishte në posedim të armës të cilët e kishte në fotografi dhe të njëjtën e dorëzoj pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren’, thuhet nw njoftimin e policisw.
Hetuesit policor sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.
“Ndaj të dyshimtit M.R i lindur në vitin 1992, policia ushtroj kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokuroi i shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime të mëtutjeshme”, theksohet në komunikatën e policisë.