Dy adoleshentë janë arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së gazetares irlandeze, Lyra McKee. Raportohet se të arrestuarit janë dy meshkuj të moshës 18 dhe 19-vjeçare.
Personat e dyshuar janë dërguar në stacionin policor Musgrave të Belfastit.
Zonjusha McKee, 29-vjeçare, u qëllua me një plumb në kohën kur ishte duke i përcjellë kryengritjet në Irlandën Veriore të enjten në mbrëmje.
Shërbimi policor i Irlandës Veriore njoftoi se një person i armatosur i ka sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë të enjten rreth orës 23.
Policia dyshon se një grup i njohur si IRA është përgjegjës për vrasjen e gazetares. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se vrasja e reporteres është shokuese dhe e pakuptimtë. “Ajo vdiq duke e kryer punën e saj me guxim të madh”, tha ajo.
Gazetarja ishte duke qëndruar afër një veture të policisë kur fillimisht ishte plagosur. Në një video shihet se si një sulmues i maskuar shfaqet nga pjesa e pasme e turmës dhe qëllon në drejtim të policisë dhe njerëzve tjerë, shkruan “BBC”