Policia arreston dy femra në Prishtinë, të dyshuara për prostitucion

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në Çagllavicë të Prishtinës, të dyshuara për prostitucion.

Policia bën të ditur se arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e enjte.

“Janë arrestuar dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën e lartcekur, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobil dhe 300 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të dotur se me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme