Ekonomia Online
FUNDIT

Policia arreston dy persona për posedim të marihuanës

Policia arreston dy persona për posedim të marihuanës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona. Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë […]

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë.

Të ngjashme