Policia arreston katër persona, konfiskohen mbi 65 kilogram substancë narkotike

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 13:21 | Nga

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 65 kilogram substancë të dyshuar narkotike dhe arreston katër persona të dyshuar për vepër penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikoterapie dhe analoge”

Policia e Kosovës në luftën e saj të pa-kompromis kundër dukurive negative në vend, e në veçanti në luftimin dhe parandalimin e trafikimit me substanca narkotike dje me datë 30.08.2016, në rajonin e Pejës me urdhër të gjykatës kompetente ka realizuar një operacion të suksesshëm policor me ç’rast ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 65 kilogram substancë të dyshuar narkotike si dhe dëshmi tjera relevante për procedim ligjor.

Personat e arrestuar gjatë operacionit janë: S. K. – viti i lindjes (1979) mashkull/shqiptar, E. R. – viti i lindjes (1983) mashkull/shqiptar, Xh. K. – viti i lindjes (1967) mashkull/shqiptar, A. D. – viti i lindjes (1984) mashkull/shqiptar.

Gjatë operacionit të bastisjes në dy lokacione në Nabergjan dhe në Klinë, nga njësitet antidrogë të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmitë materiale si në vijim:

65.70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një (1) bimë të llojit kanabis (50 cm), një (1) pajisje për paketim të lëndëve narkotike, një (1) peshore, 185-fishek cal-17.8 mm, 36-fishek 7.62×25 mm, 6-fishek cal-3.57 mm, 3-fishek cal-7.62×39 mm, 3-fishek Magnum 44, 14-fishek cal-9mm, 1-fishek cal-7.65 mm, 2- karikatorë të zbrazët, si dhe disa pajisje tjera ndihmëse për armë, po ashtu janë konfiskuar edhe katër vetura dhe katër telefona me numra nga kompani të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të involvuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, shkruan në komunikatën për media.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme