Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 18.02.2022 e deri me datë 22.02.2022, në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Klinë, Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar gjashtë armë.
Në njoftimin e bërë për media nga Policia thuhet se, gjatë këtij aktiviteti nga njësitet Policore janë arrestuar katër persona të dyshuar, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Zoraki cal 9mm.
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 10 (dhjetë) copë fishekë të cal: 7.65mm
• 1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki cal: 9mm
• 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë
• 10 (dhjetë) copë fishek të cal: 9mm.
• 1 (një) pushkë gjuetie e cal: 12GA
• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Colt cal: 45mm
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 2 (dy) copë fishekë të armës së njëjtë.
• 1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 34 (tridhjetë e katër) copë fishek me gas 9mm.
• 6 (gjashtë) gëzhoja 9 mm
• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Lluger 88 cal: 8mm
• 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë.
Policia bën të ditur se, personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt