Policia arreston një 20-vjeçar në Ferizaj, po kërkohej për veprën penale “dhunim”

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 20-vjeçar i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore për veprën penale “dhunim”. I njëjti ishte i dënuar me 18 muaj burgim.

Me datën 03.04.2024 rreth orës 20:00 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar E.H ( M/K) i moshës 20 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘ Dhunim” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme