Policia arreston një 34-vjeçar në Bërnjak, ishte në kërkim

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Bërnjak ka arrestuar një 34-vjeçar me inicialet L.GJ, i cili ishte në kërkim, raporton Express.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega Podujevë.

“Më datë 20.01.2023 rreth orës 00:30, në Pikë Kalimin Kufitar-Bërnjak është ndaluar personi L. GJ., mashkull/kosovar shqiptar, i lindur në vitin 1989 në Pejë. I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë. Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme