Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij.
Rasti ka ndodhur ditën e premte.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij si dhe qëndron i dehur gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.