Policia arreston një person në Kamenicë për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kamenicë për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku edhe kanë konfiskuar një armë.

“Njësitë policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit mashkull-K Shqiptar dhe objekteve përcjellëse, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë gjuetie cal.10.3mm, një karikator të revoles së pushkës AK47, tre fishekë të kalibrit të ndryshëm, tetë fishekë të pushkës së gjuetisë 12-GA si dhe 122 copa diabolla për pushkë ajrore”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme