Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me katër vjet burgim për veprën “vjedhje të rëndë”.
I dyshuari me inicialet L.R, është arrestuar në Drenas me urdhër të gjykatës.
35 vjeçari ishte shmangur një kohë të gjatë policisë.
Kështu tha për Klan Kosova Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se i dyshuari pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit.