Policia e Kosovës ka arrestuar personin e gjashtë në lidhje me vrasjen në Sharban të Prishtinës, nga ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 22 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.