Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Prishtinë | 23 Mar 2025 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit A.Z. në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se i dyshuari B.D., 19-vjeçar, veprën e ka kryer me armë zjarri.

Pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një incident të mëparshëm që kishte ndodhur disa ditë më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Kosovës.

“Sonte, rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri,” tha zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

Të ngjashme