Policia arreston tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 14:17 | Nga

Policia e Kosovës, të mërkurën ka arrestuar tre persona të dyshuar për  posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Sipas policisë, personi i parë është arrestuar  rreth orës 14:30, në një shkollë në Fushë Kosovë, ku të miturit (16 vjeç) i është gjet dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Ndërsa dy persona të tjerë  (19 dhe 23 vjeç), janë ndaluar rreth orës 18:00,  nga njësitet policore të Lipjanit, derisa të dyshuarit ishin në një automjet (golf 2), duke lëvizur në rrugën “Shën Flori” në Lipjan, përcjell EkonomiaOnline.

“Në automjet  pas një kontrolle rutinë , policia ka gjet dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike”, thuhet njoftimi i PK-së.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre personat e dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar mbi 240 raste të posedimit të paligjshëm të narkotikëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme