Policia arreston tre të dyshuar pasi organizuan faljen e namazit në shtëpi

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar pasi kishin organizuar faljen e namazit në Gjilan.

Sipas raportit të policisë të dyshuarit në lagjen Arbëria të Gjilanit në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit të së premtes.

 “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme