Policia e Kosovës njofton se ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për një seri vjedhjesh në fshatin Junik.
Në njoftimin e Policisë thuhet se më datën 22.11.2016 rreth orës 18:40, në Junik kishte ndodhur një rast “Vjedhje e rënd” ku persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në një shtëpi banimi dhe kishin vjedhur një shumë të të hollave.
Rasti ishte iniciuar në Stacionin Policor në Junik, menjëherë ne vendngjarje kishin dalur njësitë policore dhe kishin filluar me procedurat policore dhe hetim te rastit.
Gjatë hetimit të rastit pas një pune operative-hetimore nga Njësia e Hetimeve pranë Stacionit Policor në Junik në bashkëpunim me policët në sektor kanë arritur të identifikojnë dy persona si të dyshuar: H. K. (1989) dhe G. Sh. (1990)
Sot më datën 30.11,2016 pas mbledhjes se informatave dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, policia në Junik kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit H.K. rreth orës 10:00 dhe kishte arrestuar të njëjtin.
Gjatë punës hetimore del se të njëjtit në bashkëpunim si grup kishin kryer për disa vite me radhe në Junik rreth 10 vjedhje të ndryshme.
Lidhur me këtë policia në Junik përkatësisht Sektori i hetimeve kishte mbledhur prova matriale te gjësendeve të vjedhura në mënyrë për të dëshmuar vjedhjet e kryera dhe malli i vjedhur t’u kthehet pronarëve.
Me urdhër të prokurorit te shtetit, të dyshuarit H. K. i caktohet masa e ndalimit policor ndërsa G. Sh. lirohet ne procedurë të rregullt.
Hetuesit janë duke punuar nëse të njëjtit mund të jenë të implikuar edhe në raste tjera penale të ndodhura në zonën e Junikut.