Policia e Kosovës ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Ekonomia Online se Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në kontrollin e një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).
Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.
“Sot rreth orës 11e30 Policia e Kosovës ka asistu zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionu Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani.