Gjatë implementimit të planit operativ nga ana e njësive policore të DRP Ferizaj , në fshatin Babush i Ri, KK Ferizaj, policia ka kryer një bastisje në një lokal- restorant ku mbahej muzikë e gjallë.
Kjo bastisje ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave tek të cilët janë gjetur dhe njehërit janë konfiskuar gjashtë armë zjarri-revole të llojeve të ndryshme.
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje prej 48 orë.