Policia britanike shpartallon rrjetin terrorist

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 10:31 | Nga

Policia britanike deklaroi se të hënën kanë arrestuar një tjetër person në lidhje me sulmin vetëvrasës në Mançester.

“Një 23 vjeçar u arrestua në Shoreham, me dyshime për bashkëpunim në sulm terrorist”, shkruan Policia britanike në rrjetin social Twitter.

Në total prej 16 personave janë arrestuar në lidhje me sulmin që ndodhi javën e kaluar, ku 22 persona, shtatë prej të cilëve ishin fëmijë mbetën të vdekur në një koncert, shkruan Reuters, transmeton AktivPress.

Më pas, dy të dyshuar janë liruar, ndërsa 14 persona të tjerë janë ende në paraburgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme