Policia del me njoftim rreth mbarëvajtjes për festivalin “Sunny Hill”

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, policia e Kosovës ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Festivali do të mbahet nga data sot (25 korrik) deri më 28 korrik, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Transporti i pjesëmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që  kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë).

Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që çojnë në atë zonë.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarkesën në trafik, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme