Policia dhe Dogana identifikojnë 23 automjete që i janë shmangur tarifave doganore

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësite policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontraband  të Doganës së Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar ‘Auto tregu’ në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të Komunës së Pejës.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arritur që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 automjete dhe një kamion, pronarët e të cilave u kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore.

“Stacioni policor Pejë së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë si dhe tri njësi antikontraband të Doganës së Kosovës kanë ndërmarr një operacioni policor në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq ku gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arritur që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 23 automjete (22 automjete dhe 1 kamion) të cilët u kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore. Të gjitha automjetet me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat ligjore. Në këtë plan kanë marrë pjesë 50 zyrtarë dhe e tëra ka përfunduar pa asnjë incident. Operacioni është udhëhequr nga komandanti i stacionit policor Pejë”, është bërë me dije në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme