Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspekcionit kanë filluar largimin e terasave të kafiterive në kryeqytet, si shkak të parandalimit të përhapjes së virusit, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse sektori i gastronomisë është një ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia, institucionet vazhdojnë të moslejojnë punën e tyre.
Për shkak të numrit te madh të të infektuarve, ky veprim po bëhet për të parandaluar shpërthimin më të madh te Coronavirusit.
Menaxheri i kafiterisë “Monaco”, Arbenit Govori, deklaroi se komuna pa asnjë vendim me shkresë ka hequr terasat. Govori potencoi se 20 familje varen nga puna e restaurantit.
“Nuk kemi vendim me shkresë nga komuna se përse po hiqen terasat. Pandemia na ka dëmtuar shumë, muajin e kaluar i kemi paguar punëtorët nga mjetet tona për shkak se 20 familje varen nga dy restaurantet”.
“Sektori ynë është më i dëmtuari nga pandemia dhe shteti prapë vazhdon të na dëmtoj në mos lejim të punës. Brenda nuk pihet duhani dhe koha e nxehtë, heqja e terasave do t’i largojë konsumatorët”, tha ai.