Policia dhe nxënësit e një shkolle në Malishevë me aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në trafik.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi tha se përveç pjesës teorike, nxënësit të veshur me uniforma policie morën pjesë aktive në terren, duke kryer kontrolle simbolike të automjeteve dhe ndalur kalimtarët si dhe shpërndanë broshura me këshilla për sigurinë në trafik.

“Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në trafik, organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe SHFMU “Ibrahim Mazreku”.

“Gjatë aktivitetit, nxënësit e kësaj shkolle, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë, u përfshinë në një nismë edukative dhe praktike për të promovuar rregullat e trafikut dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Të ngjashme