Policia izraelite të shtunën kanë shpërndarë dhjetëra besimtarë myslimanë që ishin mbledhur në Portën e Damaskut në Jerusalem, një vend i popullarizuar publik gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton AP.
Ishte nata e dytë e dhunshme që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit më herët këtë javë.
Janë vendosur barriera të hekurit në shkallët e sheshit Porta e Damaskut për të parandaluar grumbullimin e besimtarëve myslimanë.
Lëvizja ka zemëruar myslimanët që shpesh mblidhen për të kaluar netët gjatë Ramazanit.
Edhe të enjten Policia izraelite kishte shpërndarë një turmë të myslimanëve.