Policia e Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e së martës në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, raporton Ekonomia Online.
Sipas informacioneve raportohet se bastisje janë zhvilluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe se cak i Prokurorisë është falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin.
Këto pretendime i kishte hedhur poshtë ministri Liburni Aliu.
“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Ashtu siç nuk ka asnjë vendim i cili përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka? Ka pagesa të rregullta, normale siç kanë qenë në qysh do prej secilën prej qeverive, sipas raportimeve të kompanive, për sasitë e ujit të shitur që kanë pasur”.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nën dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.