Një djalë 22 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësja e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Graçanice është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Sipas raporteve te para rasti ka ndodhë në një kompani private ku në rrethana akoma të pasqaruara një person/mashkull (1997) ka humbur jetën në vendin e tij të punës”, tha Ahmeti.
Me rastin po merren njësitet përkatëse.