Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka arrestuar 8 persona që ishin në kërkim.
Arrestimet janë bërë në 8 aksione të ndara.
Të gjitha arrestimet janë bërë në Podujevë përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia në Podujevë arreston tetë persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës
Gjatë kësaj jave nga njësitet policore të Podujevës, në 8 (tetë) aksione të ndara, janë arrestuar 8 persona për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.
Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar 8 persona me urdhëresa të gjykatës.
Personat e arrestuar janë:
-A. Sh mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vjedhje të rëndë),
-G.Amashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vrasje në tentativë denim 3 vite),
-S.S mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për ”Dëmtim i minjerave dhe mineraleve),
-Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për armëmbajtje pa leje)
-B. L. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë të gjykatës për Lëndim trupor ),
-L. D. mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vjedhje),
-A. D. mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për posedim të narkotikëve), dhe
-F.S.mashkull,24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën Asgjësim apo dëmtim të pasurisë.
Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej.