Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes në komunikacion, shkak reshjet e borës

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion, pasi mot me ngrica parashihet edhe ditëve në vijim.

“Apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në apelin e PK-së.

Apeli i plotë i policisë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme