Policia e Kosovës arreston 19 persona për 24 orë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 19 persona, ndërsa 15 të tjerë janë në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Siç thuhet tutje në raport, janë shqiptuar gjithsej 1015 tiketa trafiku, ndërsa për mos respektim të ligjit për luftimin e COVID-19, janë shqiptuar 800 tiketa.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3465133843547127

Të ngjashme