Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton Ekonomia Online.
Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.