Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm.
Siç njofton Policia, personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.
“Përsoni i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.”