Policia e Kosovës, në koordinim sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në
Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në
tentativë dhe shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për
vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.