Policia e konfirmon, një grua rreth 35-vjeç dyshohet se u vra në oborrin e QKUK-së

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti përmes përgjigjes me shkrim ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku kanë pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Tutje, ajo tha  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç, raporton Ekonomia Online.

“Kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme