Policia e Kosovës sot në orën 12:00 to të mbajë një konferencë për media lidhur me operacionet e lidhura mbrëmë në Jarinje.
Në njoftim thuhet se në këtë konferencë do të jepen informacione dhe detaje lidhur me veprimet operacionale të Policisë së Kosovës dhe njësiteve të saja relevante që kanë ndodhur në Jarinje të Mitrovicës, shkruan EkonomiaOnline.
Kjo konferencë do të mbahet në stacionin policorë “Qendra” në Prishtinë.