Policia e Kosovës konfiskon armë në pesë raste në 24 orët e fundit

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 12:22 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Njërit, mashkull K/shqiptar, i është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm, gjatë kontrollimit të veturës së tij.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.

Në rastin tjetër, është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, dy shufra të metalit dhe një pistoletë lodër.

Një armë pa leje është konfiskuar në qytetin e Prishtinës, një në fashatin Kërpimeh të Podujevës dhe një në qytetin e Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme