Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, njësitet e PK-së, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281.
Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është G. lindur me 1976 , m/sh/k.
Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta.
Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo (32.5 kg).
Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrite të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.