Policia e Kosovës mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Policisë së kryeqytetit në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve, ka filluar mbajtjen e ligjëratave edukative në shkollat e Prishtinës.

Ligjëratat po zhvillohen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, me qëllim që nxënësit të pajisen me informacione të dobishme për rritjen e sigurisë së tyre.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Kosovës thekson se angazhimet për sigurinë në shkolla do të vazhdojnë përmes edukimit dhe aktiviteteve të tjera parandaluese, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme