Sot, më 2 prill 2021, është mbajtur takim koordinues, analizues rreth rasteve të ‘dhunën në familje’. Në fokus të takimit koordinues ishte situata aktuale e dhunës në familje, roli i Policisë së Kosovës në trajtimin e kësaj dukurie si dhe mënyrat dhe format më të mira të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në mes të njësive policore në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje.
Takimi koordinues është mbajtur nën drejtimin, udhëheqjen e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim/Sektori i Dhunës në Familje dhe prezent ishin edhe menaxhmentii lartë i Policisë së Kosovës: Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtori i Divizionit për Siguri Publike, Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim Nënkolonel Basri Shabani. Pjesëmarrës në këtë takim po ashtu ishin edhe epror dhe personeli i Sektorit të Dhunës në Familje si dhe Koordinatorët Rajonal për dhunën në familje nga tetë Drejtori Rajonale të Policisë.
Në këtë takim nga menaxhmenti policor, është paraqitur situata aktuale e dhunës në familje, obligimet dhe përgjegjësit që ka Policia e Kosovës në trajtimin e kësaj dukurie shqetësuese si dhe planifikimet dhe obligimet koordinuese policore në të gjitha nivelet, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës dhe ngritje të profesionalizimit policor në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje si një dukuri shqetësuese.