Policia e Kosovës më e moshuara në rajon

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 20:38 | Nga

Policia e Kosovës është themeluar në vitin 1999 -2000, – që i bie të jetë relativisht e re si strukturë e organizuar, por pak kush e ka ditur se për nga mesatarja e moshës është më e vjetra në rajon.

Këtë informatë e ka dhënë, Valbona Kamberi, kryetare e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Policia e Kosovës kur ka filluar vonë, por ku ka filluar nuk ka pasur kufizim të moshës, prandaj tani është Policia më e vjetër në rajon”, ka thënë Kamberi.

Madje, ajo ka thënë se kjo është shqetësuese, sepse “kemi mungesë në sektorët kyçe në Policinë e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme