Pas një hulumtimi disa mujor nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në komunën e Gjilanit, njësitet policore kanë arritur që ta parandalojnë një blerje të parave të falsifikuara. Sipas komunikatës së dërguar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës, gjatë intervenimit janë sekuestruar kartëmonedha në vlerë prej 19 mijë e 200 euro(192 x 100), të cilat dyshohet të jenë falsifikuar, raporton Ekonomia Online.
Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5 mijë euro, para origjinale. Intervenimi ka ndodhur në një pompë të benzinës në komuën e Kllokotit.
Përveç parave është gjetur edhe një armë e llojit bereta me 6 copë fishekë.
Pas intervenimit nga PK janë arrestuar 3 persona:
B.S. lindur me 1989 ( shtetas i Maqedonisë)
B.R. lindur me 1997
B.R. lindur me 1993
Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar.