Policia e Kosovës thirrje qytetarëve që kalojnë nëpër rrugë Pejë-Rugovë

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kalojnë rrugën Pejë-Rugoë të tregojnë kujdes të shtuar, pasi që raportohet që në këtë rrugë ka dëme materiale dhe persona të lënduar si shkak i reshjeve të vazhdueshme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,  u bën thirrje  të gjithë qytetarëve  që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar  gjatë këtyre ditëve, nё rrugën Pejё-Rugovё. Duke u bazuar nё rastet qё kemi pasur ditёvё tё fundit nё kёtё rrugё, ku kemi pasur dёmё materiale dhe persona tё lënduar, pёr shkak tё reshjeve tё vazhdueshme atmoferike, mundёsia e shembjeve tё gurёvё ёshtё mё e madhe, kёrkojmё nga qytetarёt tё kenё kujdes tё shtuar, pёr tё shmangur ndonjё aksident. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme