Përmes një e-maili zyrtar, Policia e Kosovës ka dhënë urdhër që asnjë polic i Republikës së Kosovës nuk guxon të kalojë nëpër territorin e Serbisë, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.
Kjo gjë vjen pikërisht pas arrestimit të drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet serbe.
Ndryshe, Nehat Thaçi ishte arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë. /Telegrafi/