Policia e Kosovës në zbatim të urdhërit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë një jave (15.01.2018 deri 21.01.2018), në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar, ka konfiskuar lëndë narkotike etj.
Aktivitetet policore që janë zhvilluar gjatë javës, në kuadër të realizimit të detyrave që dalin nga urdhri operativ “Stop drogave në shkolla”, janë si në vijim:
– Janë realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave,
– Janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave,
– Janë kontrolluar 1228 persona,
– Janë kontrolluar 593 vetura,
– Janë kontrolluar 37 lokale,
– Janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme,
– Gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar 26 persona të dyshuar,
– Janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë.
Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore.