Policia e ndalon një martesë nën moshën 16 vjeçare

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 13:42 | Nga

Dy të rinj romë janë martuar nën moshën 16 vjeçare. Ky veprim është konsideruar kundërligjor, andaj rasti është proceduar për në organet e drejtësisë.

Në Gjakovë, ankuesja femër K/Rome ka raportuar se mbesa e saj është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është martuar me të dyshuarin mashkull K/Rom.

I dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është proceduar për “bashkëjetesë martesore me personin nën moshën 16 –vjeçare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme