Policia e përgënjeshtron K.F. Gjilanin: I kërkuan 10, e jo 30 policë

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Gjilanit e ka hedhur poshtë pohimin e K.F. Gjilanit të cilët kishin thënë se i kishin kërkuar 30 policë për ndeshjen Gjilani – Ballkani në kuadër të ligës elitare të futbollit kosovar.

Në fund të ndeshjes, ngjarja u përcoll me një incident të rëndë ku tifozët vendës e sulmuan fizikisht portierin e klubit suharekas, Stivi Frashëri.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Klan Kosovës se K.F. Gjilani ka bërë kërkesë me shkrim për vetëm dhjetë policë (për punë sekondare).

Hashani shtoi se nga stacioni i kanë dërguar edhe dhjetë policë shtesë me detyrë të rregullt për përballjen ndaj Ballkanit.

Sipas tij, si zakonisht gjashtë tjerë në çdo ndeshje janë vetëm për gjyqtarët, delegatin dhe kombin e VAR-it.

Të ngjashme