Në vetëm pesë ditët e para të muajit gusht kanë ndodhur 423 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet, ndërsa janë shqiptuar 8651 tiketa trafiku.
Pra, një aksident ishte me fatalitet i cili ka ndodhur në ditën e parë të gushtit, 155 aksidente kanë qenë me të lënduar, 267 pa të lënduar, raporton lajmi.net.
Rritja e aksidenteve në muajt e fund ka qenë shqetësuese pasi në rrugë shumë persona humbën jetën, njëri nga shkaqet kryesore të aksidenteve është fluksi i madh i automjeteve në rrugë, kohë kjo kur mërgimtarët vijë për pushime.
Lajmi.net ka kontaktuar më zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për të pyetur se cili është shkaktari kryesor i aksidenteve të shumta, ndërsa ai përmendi disa prej tyre.
“Shkaktari më i madh i aksidenteve është tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës se duhur ndërmjet automjeteve, tejkalimi i rrezikshëm si dhe përdorimi i telefonave celular, pra mos respektimi i rregullave të komunikacionit”, ka thënë ai.
Hoxha rikujtojë edhe një herë se policia ka formuar taks forcë e cila ekskluzivisht do të merret me parandalimin e aksidenteve dhe mbi 100 njësi në tërë vendin.
“Policia ka formuar taks forcë e cila ekskluzivisht do të merret me parandalimin e aksidenteve dhe mbi 100 njësi në tërë vendin janë duke vepruar në parandalim të aksidenteve, kryesisht atyre me fatalitet që për këta dy muaj ka qenë shumë shqetësues”, u shpreh ai.
Tutje, Hoxha ka thënë, se “Policia me angazhimet e saj ka shtuar edhe numrin e njësive patrulluese por edhe ka ndërrmarë masa për të gjithë ata që bien ndesh me rregullat e trafikut rrugore.”
Andaj policia apelon për kujdes dhe vigjilencë, pasi Hoxha tha se Policia e Kosovës nuk ka qëllimin e vetëm dënimin, por me të vetmin qëllim me i reduktuar aksidentet me fatalitet.