Përballë Komunës në Prishtinë, te një objekt ku është e vendosur Shtëpia e Evropës, të hënën kanë intervenuar Zjarrfikësit e Policia, pasi kishte rrezik që të binte fasada, raporton Ekonomia Online.
Copa të fasadave janë hequr për shkak të sigurisë për kalimtarët që qarkullojnë në atë zonë.
Ky intervenim ka ardhur pasi nga Shtëpia e Evropës që gjendet në këtë objekt kanë kërkuar të intervenohet. Sipas drejtorit të Emergjencave, sanimi ka filluar brenda orës pasi që e kanë pranuar kërkesën.



