Policia gjen valixhen me 1.5 milionë euro

Marseyside | 20 Gus 2017 | 22:20 | Nga

Një valixhe me gjysmë milioni euro si dhe një sasi e madhe heroine që kap vlerën 1.5 milionë euro u gjetën gjatë një bastisje të realizuar nga policia në Marseyside të Anglisë.

Lidhur me rastin në fjalë janë ndaluar dy persona, të cilët akuzohen për pastrim parash. Shtetasit në fjalë pritet të dalin së shpejti para drejtësisë.

Kjo është një ndër rastet më të mëdha të kohëve të fundit, kur gjendet një sasi e tillë parash cash. Ndërkaq nuk dihet destinacioni i parave në valixhe si dhe i drogës së cilësisë së lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme