Të dielën pasmesnate policia e Kosovës ka sekuestruar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Drenas.
Nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra, policia kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari në të cilin kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
“Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.