Policia gjermane ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që humbi jetën një 18 vjeçar nga Prishtina, transmeton Gazeta Metro.
18 vjeçari nga Prishtina mësohet nga mediet gjermane se kishte hyrë në kahjen e kundërt të rrugës, duke u përplasur kështu me një veturë tjetër ku brenda saj ishin edhe dy fëmijë dhe dy prindër ku gjendja e tyre është e rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Waldburg në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë.
Lajmin e ka konfirmuar policia gjermane për mediet e këtij vendi, ku bëhet e ditur se viktima me inicialet B.R. ka vdekur në vend, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.